Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Në Britani duhet të bësh dy punë, se nuk ia del dot

09:23 / December 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 12 14 091512
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të shtunë në podcastin ”Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar një shtetas britanik, që siç tha, ishte i dashuruar me Shqipërinë. Kreu i qeverisë bëri dallimin ndërmjet jetesës në Shqipëri dhe Britaninë e Madhe, teksa u shpreh se atje është shumë e vështirë të gjesh ndjenjën e komunitetit që ekzistonte dikur. Rama theksoi edhe se rrogat në krahasim me Shqipërinë kanë dallim të madh.

”Çfarë mbetet pas asaj page, kur vjen fjala për qiranë, taksat, faturat për të paguar, është e papërballueshme në Britani, apo kudo tjetër në Evropë. Duhet vendosur në peshore. Nuk di shumë për Britaninë, por kam ndjesinë se edhe nuk është e lehtë të gjesh atë ndjenjë komuniteti që ekzistonte dikur, është bërë shumë më i largët.

Isha në Londër për tu takuar me shqiptarët dhe historia e dëgjuar rëndom, shumë rëndom dhe po flas për njerëz që janë të stabilizuar, punojnë shumë, që nisi nga përpjekja për të bërë gjithçka dhe tashmë kanë familje, fëmijë. Ishte e njëjta gjë: Duhet të bësh dy punë, përndryshe nuk ia del dot.

Sigurisht që në disa aspekte është mirë për fëmijët, por nuk është kaq e mirë edhe fëmijët. Koha e lirë për të shpenzuar me familjen është zero. Kam pasur këtu njerëz që kanë ardhur nga emigracioni dhe thonë të njëjtën gjë. Kur njerëzit i shohin pagat nga këtu dhe bëjnë krahasimin, sigurisht që është dallim i madh.

Por çfarë ka pas asaj page, kur vjen fjala për qiranë, taksat, fatura për të paguar, është e papërballueshme në Britani, apo kudo tjetër në Evropë. Pra duhet vendosur në peshore, por megjithatë unë i kuptoj njerëzit që duan të sfidojnë veten, duke u përpjekur aty ku mendojnë se mundësitë janë më të mëdha. Kjo është normale”, tha Rama.

Rama] UK
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.