Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, tha se problemi nuk janë shqiptarët që vijnë në Britani, por që përdoren në ëndrrat dhe shpresat e tyre nga kriminelët.
“Gjithmonë kemi thënë na duhet të ndërtojmë një portë të përbashkët operative për të goditur rrjetet kriminale. Pas bisedës sime me kryeministrin në telefon kjo po ndodh. Problemi im nuk është se shqiptarët vijnë në Britani, por kur shqiptarët përdoren në ëndrrat dhe shpresat e tyre nga kriminelët.
Nuk kam probleme se kufijtë e Britanisë mbyllen, por s’duhet t’i lëmë të rinjtë shqiptarë të përdoren nga kriminelët. Komuniteti shqiptarë-britanik është fantastik. Të jesh nën trysninë e disa mollëve të kalbur që janë përballë. Kriminelët shqiptarë nuk e sollën krimin këtu, ato nuk e sollën drogën këtu, por e gjetën këtu tregun. Nëse homologët britanikë do të na dëgjojnë, kjo do të jetë shumë e suksesshme. Por ti veçosh shqiptarët”,-u shpreh Rama.
