Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku është pritur nga Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, para takimit të BE me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim do të diskutohet për mundësitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të hapur negociatat për anëtarësimin në BE, si dhe problematikat që këto vende kanë.
Ndërsa nesër kryeministri do të marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve, ku shpresohet për një fond të madh të akorduar për Shqipërinë, për rindërtimin nga tërmeti që goditi vendin tonë në 26 nëntor.
Shifra zyrtare e dëmeve është 985 milion euro.