Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në Dibër: Grupim në shoqëri të bashkuara bujqësore, mbështetje financiare dhe institucionale

11:56 / April 25, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1909
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Andis Salla në kuadër të turit Punët e Shqipërisë zhvilluan një takim me fermerët në Dibër, të cilëve iu kërkoi që të bashkohen në Shoqëritë e Bashkuara Bujqësore, të cilat i cilësoi si një version i kooperativave, por në versionin e Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se “ju falënderoj që interesoheni seriozisht për këtë fazë ku ne nuk jemi më të dëshiruar, por të detyruar të hyjmë që është faza e bashkimit, e bashkimit që bën fuqinë jo ashtu siç thonë çyrykët që vijnë vërdallë për të hedhur baltë mbi çdo gjë”.

IMG 1934
Screenshot

“Pra jo si kooperativat e dikurshme por si kooperativat e Bashkimit Europian. BE-ja funksionon me kooperativa, por ndryshe nga ato të komunizmit me kooperativat e BE-së secili prodhon më vete dhe të gjithë shesin bashkë, kaq e thjeshtë është kjo punë. Duke shitur bashkë krijojmë një volum shumë më të madh”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “pra ka një pozitë negociuese shumë më të fortë me blerësit, por nga ana tjetër harmonizojnë të gjithë veprimtarinë prodhuese, pasi mbjellin me një farë, pastaj ndajnë kostot e punimit të tokës, përkujdesjes për prodhimin, pastaj grumbullojnë, ambalazhojnë dhe shesin. Shoqëri të Bashkuara Bujqësore SHBB kështu janë quajtur në ligj për të shmangur atë frikën e madhe që vjen nga trauma e të shkuarës që po na mbledhin në koperativë këta socialistët”.

Ne , vijoi Rama, kemi nxitur këtë punë prej kohësh.

“Aty ku kjo është bërë dhe është bërë përpara se ta nisnim ne dhe këtu kemi shembullin që është edhe zv/ministri Dhimitër Kote, një nga pikat ku ka lulëzuar Shqipëria rurale, bujqësore atëherë kur treçereku i tokave në Shqipëri nuk punoheshin fare në jug të vendit në Zarë, Konispol etj u krijua një model shembull ku fermerët, por edhe ata shqiptarë si ne edhe ata me frikë nga kooperativa, por ama të mençur për të thënë që do shesim mandarina do i shesim bashkë që kur të vijnë ata grosistët ne të kemi një volum të madh dhe të kemi forcë dhe jo mbledhim copa- copa”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “këtu duhet bashkim dhe për këtë arsye ne kemi vendosur edhe mbështetje për bashkimin, mbështetje financiare, institucionale dhe aleancë me shtetin . Në Dibër SHBB ndërtohet mes fermerëve dhe bashkisë, ku bashkia është aksionere, por nuk është aksionere që t’iu marrë ju fitimet është aksionere me një kompani ku emrin ia kishit gjetur “Dibra origine” për tregun europian, që fillon dhe bëhet një markë”.

Në të kundërt, vijoi Kryeministri, nuk e përballojmë dot përplasjen e madhe që do të vijë kur ne të bëhemi anëtarë të BE-së.

“Gjithë ai treg i madh ne do dalim tek e tek e do mbijetojmë, ku do ti shesim produktet me çanta në rrugët e Brukselit. Si do realizohet siguria ushqimore do shkojnë të gjithë tek e tek të bëjnë analiza në laboratorë do paguajnë për të bërë analizat. Si do ulen kostot e prodhimit, nëse një traktor, një autokombanjë, një zetor duhet ta kesh vetë duhet ta ushqesh e duhet ta mirëmbash vetë është ndryshe po ta kesh me pesë të tjerë, 10, 15 e 30 e ta ushqeni bashkërisht e ta mirëmbani bashkërisht”, tha Rama.

Dibër Edi Rama Kryeministri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.