Kryeministri Edi Rama ka hapur fushatën elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit.
Kreu i qeverisë tha se qyteti bregdetar ka arritur një transformim rrënjësor dhe se qëllimi është që Durrësi të kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe.
“Me investimet e reja, Durrësi do të ketë një transformim rrënjësor dhe do të kthehet në një destinacion nga më të kërkuarit në Mesdhe. Do të rriten mundësitë për punë dhe më të mirëpaguara. Këtu janë dy porte kyçe për turizmin dhe tregtinë porti i ri i turizmit dhe ai i ri tregtar. Për të dyja këto porte jemi në proces. Me atë turistik është vendosur baza e kantierit dhe nuk ka më pengesa. Me portin tregtar jemi në fazën e garës ndërkombëtare. Projekt ambicioz për ta bërë Durrësin portë hyrëse për Rajonin”, u shpreh Rama.