Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në Durrës: Ndërkombëtarët më thanë “bëni çfarë të doni se me Bashën nuk merremi vesh”

20:22 / June 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20170504 215411 04051765 1 83fbZLB
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke folur nga Durrësi, kryeministri Edi Rama tha se ajo që po ndodh sot është seria e re, e një filmi të vjetër.

Kreu i PS u shpreh se gjithçka po bëhet kundër negociatave ndërsa solli në vëmendje zgjedhjet e dy viteve më parë.

Rama komentoi edhe marrëveshjen e 2017-ës. Ai u shpreh se edhe ndërkombëtarët u dorëzuan para Bashës.

“Pluralizmi është pjesëmarrja e shumë forcave dhe nuk mund të ketë zgjedhje me një kandidat. 

Kur shqiptarët kanë vendosur të jetojnë në pluralizëm, kanë qenë në një mendje që partitë sjellin kandidatë para popullit.

Ata kanë një frikë më të madhe se fakti që nuk fitojnë. Kjo ka të bëjë me çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo që kemi përjetuar këto muaj nuk është diçka e re. 

Është thjesht një seri e re, e një filmi që kemi parë. 

Dy vjet më parë kur në parlament do të votohej vetingu, bënë të njëjtën gjë. Ikën dhe poshtë zyrës timë ndërtuan një bunker plastmasi. 

Vinte Luli në mëngjes, këndonte himnin, mbante fjalimin dhe pastaj ikte flinte në drekë.
E kam thënë dhe e përsëris: I jam lut atij njësoj si të ishte Zhuljeta, siç nuk do i isha lutur kurrë gjithë nimfave të detit të Durrësit. Në fund fare u morëm vesh… mori gjithçka që i deshi zemra gjysmën e qeverisë….

Pasdite mbante fjalimin tjetër dhe aq ishte dita. Por çfarë thoshte në ato fjalime?

 Ekzaktësisht atë që thotë sot: Nuk hyjmë në zgjedhje pa ikur qeveria dhe Rama. I vetmi që i ngeli në fund për negociata isha unë.

Ndërkombëtarët erdhën dhe u dorëzuan. Thanë, bëni çfarë të doni, hyni vetëm në zgjedhje, se me këtë nuk merremi dot vesh” – tha Rama sot në Durrës.

Durres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije

13:48 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.