Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Në Durrës po hetohen 60 firma, fuqi punëtore nga jashtë për rindërtimin!

09:23 / December 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

60 kompani ndërtimi janë në hetim nga prokuroria dhe policia në qytetin e Durrësit për shembjet e pallateve dhe godinave të tjera pas tërmetit tragjik të së martës së kaluar ku humbën jetën 24 persona nga 51 në total.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e dhjetë të jashtëzakonshme të qeverisë se janë 30 persona në grupin e hetimit të policisë kriminale bashkë me prokurorët që po mbledhin dokumentet për të vendosur para drejtësisë autorët e ndërtimeve abuzive.

E ndërsa po vijon mbledhja e fondeve nga donatorë të ndryshëm, Edi Rama tha se po bëhet gati një ligj special për rindërtimin, por ngriti shqetësimin e mungesës së fuqisë punëtore duke kërkuar përshpejtimin e procedurave për miratimin e ligjit që lejon marrjen e fuqisë punëtore nga jashtë nëse do të jetë e nevojshme. “Nuk mundet që rindërtimi të bëhet me procedura normale, prandaj është e rëndësishme të kemi një ligj të posaçëm për rindërtimin, duhet ta koordinojë si agjenci Fondi Shqiptar i Zhvillimit” tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se në garë do të pranohen vetëm ato kompani që kaluan testin e tërmetit të 26 Nëntorit. “Duhet bërë edhe lista e kompanive që përmbushin parametrat e sigurisë që do të jenë pjesë e shortit për ti ftuar më pas në programimin e rindërtimit” tha ai. Por për zonat rurale, banorët që duan të ndërtojnë vetë shtëpitë, shteti u jep nga 2 mln lekë të reja në dorë (20 mln lekë të vjetra).

7400 persona deri tani janë në çadra, të cilat kryeministri kërkoi që të rikthehen sërish për t’u përdorur në raste të tjera emergjence. Ndërkohë që sot, u shpreh Rama, do të largohet nga Shqipëria për pak orë pasi duhet të jetë i pranishëm në ceremoninë e marrjes së Presidencës së OSBE-së nga Shqipëria në Bratislavë për t’u kthyer sërish nesër. Një tjetër pikë e rëndësishme e mbledhjes së sotme ishte edhe paketa anti-shqpifje, për të cilën Rama tha se do të kalojë në seancën e fundit në 19 Dhjetor me një klauzolë të vecantë për gjendjen e jashtëzakonshme, që përcakton një super dënim për ata që përhapin panik dhe lajme të rreme.

mbledhje qeveria Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

12:34 / October 27, 2026

Çuçi: Dhuna ndaj policisë është e patolerueshme, protestuesit me molotov duhet të ndëshkohen nga ligji

12:31 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.