Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama në familjen Meçja/ Kryefamiljari rrëfen orët e tmerrit: Mbesa nën rrënoja më thërriste ‘o gjyshi…”

11:50 / December 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5df2193ae49a6Screenshot 3 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në familjen Meçja, ku për shkak të tërmetit humbi 3 anëtarë të familjes.

Rama ka takuar babain e Diana Meçjes, e cila humbi jetën bashkë me gocën e tij të vogël si dhe nënën e saj.

Ajet Meçja ka falenderuar kryeministrin Rama për mbështetjen ekonomike, ndërsa ka rrëfyer edhe tmerrin që përjetuan mëngjesin e 26 nëntorit.

“Si mund të zgjidhet halli kur njeriut i ikin njerëz. Ne jetët që ikën nuk i kthejmë dot. Gjyshja ime zgjedh dhe nuk pyet për radhë dhe shpeshherë zgjedh më të mirët. Për një të keq merr disa të mirë.”-u shpreh Kryeministri Rama.

Ajet Meçja pas tërmetit mundi që të dilte nga rrënojat, ndërsa vajza e tij, mbesa dhe gruaja nuk mundën që të shpëtonin dot.

“Unë jetoja në pallatin e Edison Konomit, nga që e kanë bërë për vete, do ishte i fortë. Nga ora 4, pas u tund shumë, bëri një goditje lart-poshtë. U kujtova që kisha një kartonxhez, dhe dola. Dola zvarrë dhe pashë Nardin. Nardi, çfarë është kështu, ku është pallati?”-ka treguar mes lotëve Ajet Meçja.

Ajet Meçja ka treguar detaje rrëqethëse, kur mbesa e tij kishte ngelur nën rrënoja e ndërsa i kërkonte ndihmë gjyshit.

“E dëgjoja atë të voglën: Gjyshiiii! E vogla ka rezistuar. Por më shumë frika i mori jetën.”-ka vazhduar me tej Ajet Meçja në bisedën me kryeministrin Rama.

Ajet Meçja ka një djalë dhe nënën, ndërsa me të ardhur nga Italia, djali i ka thënë: “O babi po ne paskemi jetuar me vdekjen.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në trafikun ajror, Karakaçi inspektim në Albcontrol: Masa të shtuara për sezonin veror

13:15 / August 10, 2026

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.