Kryeministri Rama është pjesë e forumit të TRT në Stamboll, ku në fjalën e tij vlerësoi angazhimin e Turqisë në luftën në Ukrainë.
“Agresioni ndaj Ukrainës, nuk është vetëm një sulm ndaj Ukrainës, por një agression ndaj të gjithë komunitetit euroatlantik. Angazhimi që Turqia pati në luftën mes Ukrainës e Rusisë është model shembullor i një aktivizimi të moderuar”, tha Rama.
TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.
