Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në kantierin e rrugës Rrile-Hidrovor: Pjerini thotë do të jetë për të gjithë Ballkanin

18:07 / March 10, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 03 10 at 17.51.33
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rruga Rrile-Hidrovor lidh superstradën Lezhë‐Tiranë me fshatin Rrile dhe me Hidrovorin e Tales. Një investim që mbështet zhvillimin e turizmit të gjithë vijës bregdetare të Tales. Aty ku po punohen projekte mbresëlënëse investimesh në hoteleri. Kjo për të tërhequr vizitorë, krijuar mundësi të reja për biznes e punësim dhe fuqizuar Lezhën si pikë referimi për turizmin shqiptar.

Për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve për këtë rrugë, ishte sot në kantier Rama me kryetarin e Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu. Rama vlerësoi projektin për daljen në dritë të kësaj rruge si një aks tejet i rëndësishëm për turizmin. Theksoi se të tjera projekte do të kompletojnë zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

“Për t’ju thënë të drejtën, kjo rrugë këtu është prej 3 vjetësh një çekan në kokën time e policisë (Pjerin Ndreut) derisa e përfshimë në programin e Fondit të Zhvillimit, bëmë dhe projektin dhe tani po bëjmë dhe realizimin. Pjerini thotë do jetë për të gjithë Ballkanin, por për zonën do jetë shumë domethënëse. Kemi projekte shumë të bukura këtu në zonën e bregdetit në Tale, por dhe në gjithë zonën e bregdetit. Janë projekte shumë të bukura zhvillimi dhe do sjellin shumë ekonomi”,-tha Rama.

WhatsApp Image 2025 03 10 at 17.32.13 1
WhatsApp Image 2025 03 10 at 17.32.13
WhatsApp Image 2025 03 10 at 17.32.14
WhatsApp Image 2025 03 10 at 17.51.33

investim Lezhe pjerin ndreu Rama Rruga Rrile-Hidrovor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.