Këtë të martë, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët në Kavajë ku edhe ka dorëzuar çelësat për banesat e reja të ndërtuar në kuadër të programit të Rindërtimit.
Rama në fjalën e tij nuk i ka kursyer ironitë për palën kundërshtare, ku u ka thënë qytetarëve që të kenë kujdes me bravat që të mos jua bllokojnë, se ato janë nga Kavaja dhe ngatërrohen me dy gishtat.
“Bravat i keni të sigurta dhe bëni kujdes mos vijnë tjerët dhe jua bllokojnë sërish, se jeni nga Kavaja ju dhe mund të ngatërroheni me ato dy gishta. Ne nuk kemi bërë asnjë dallim në lidhje me këtë proces dhe të gjithë janë trajtuar pa dallim politik. Kryetari i Bashkisë ka akoma shumë punë për të bërë pasi pas nuk mund të rrihet me ato ndërtesa të vjetra, por duhet që të ndërtohen ambiente sportive. Dita e votimit është një por për katër vite ne jetojmë sëbashku dhe punojmë sëbashku.
Tërmeti ra si një fatkeqësi e madhe dhe mijëra qytetarë humbën banesat dhe ju e dini më së miri këtë”, u shpreh Rama.
