kryesococialisti Edi Rama vijon fushatën elektorale, ku këtë të martë kërkoi votën e qytetarëve të Kolonjës për kryebashkiakun Erion Isain.
Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë ata që janë shpallur “non-grata” nga aleatët tanë më të fuqishëm, ndërsa theksoi se nuk meritojnë asnjë shans askund në asnjë pikë të vendit.
“Për nostalgji non gratën mbajeni në dhomë të gjumit, mbyllini sytë fëmijës që mos të tremben e mbajeni. Por t’i japësh votë?!Like floriri nuk vjen në rrugë të mbarë. Nuk lam dy gurë bashkë ta bëjmë Liken të sillet mirë, jo nuk ka, nuk bëhet. Një parti që zihet kush është i vërteti! Janë të çakërdisur komplet. Demokratët duhet t’u thonë hajde me vete! Jemi në një kthesë të madhe historike për arritjet e vendit”,-tha Rama.
