Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë dalë në një konferencë për shtyp, ku Rama tha se është një privilegj vizita e saj. Arritja më e madhe e procesit të Berlinit të inicuar prej saj, sipas Ramës është pikërisht fryma e bashkëpunimit.
“Është shumë e sinqertë dhe shprehja e fjalëve më të mira lidhur me çka ajo bëri duke iniciuar procesin e Berlinit, një proces i cili është një vizion largpamës jo thjesht për të kkaluar një fazë disavjeçare po për ta parë të ardhmen të gjithë së bashku, dhe përtej të gjitha rezultateve konkrete në aspektin e fushave që mbulon procesi i Berlinit, besoj se arritja më e madhe është vendosja e një fryme bashkëpunimi, bashkëveprimi dhe e sensit të së ardhmes së përbashkët. Sot ishte privilegj që kancelarja të ishte në Tiranë, në pamundësi për të vizituar të gjithë vendet”, tha ai.