Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun holandez Mark Rute nuk i kurseu as batutat. Ai tha se kryeministrit holandez iu desh të fitonte katër palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri.
“Kemi më në fund sot në Tiranë, pas një kohe të gjatë, ku unë pata nderin që të isha në zyrën e tij në Hagë, ku e mikëprita si të isha në shtëpinë time, sot kryeministri Mark Rute është në Tiranë. Iu desh që të fitonte katër palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri. Hollanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit të mëtejshëm për Shqipërinë dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ne kremtuam 50 vite marrëdhënie diplomatike me Holandën, dhe impakti i Holandës në Shqipëri rritet vit pas viti, nga njëra anë projektet e përbashkëta, dhe mbështetjes që ne marrim, dhe për arsye të rritjes së biznesit holandez në Shqipëri, që nga kompania shell te arkitektët holandezë që janë të përfshirë në projektet e reja në Shqipëri, dhe rritjen e numrit të turistëve holandezë. Jemi të kënaqur për këtë, që ata vinë dhe shohin një realitet tjetër për Shqipërinë, dhe nuk është vetëm me të dëgjuar, bëhen ambasadorë të vendit tonë”, tha Rama.
