Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në Konferencën vjetore për Median në EJL: Shpifjet, problem i madh

09:55 / October 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama osbe gazetaria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka folur në Konferencën VIII Vjetore për Median në Evropën Juglindore ku tha se ai ka opinione të ndryshme për sa i përket lirisë së medias.

Rama:Nuk jam saktësisht njeriu i duhur për tu ftuar për shkak të opinioneve të mia që ndryshojnë nga ato që janë politikisht korrekte, kur bëhet fjalë jo për lirinë e medias por për mënyrën se si në emër të kësaj lirie shumë gjëra që shkojnë kundër këtij koncepti të lirisë ndodhin. Po i referohem saktësisht përhapjes në internet të lajmeve të rreme, të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë, e priren të jenë kundër të drejtave të njerëzve të tjerë, kundër logjikës kur vjen fjala për gazetarinë realiste që bazohet në të vërtetë, kontrollin e fakteve dhe burime të qarta e që sigurisht mbështetet në ndjenjën e misionit për të përfaqësuar një fuqi të katërt reale.

Unë mendoj se kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes së kësaj medie ka minuar një farësoj lirinë e fjalës, dhe liria e përhapjes nuk mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës. Më e lehtë është të thuhet se të bëhet kur vjen fjala për të gjetur mënyrën se si të rregullohet kjo hapësirë kaotike, ku të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruese dhe të vërtetat e gënjeshtrat bashkëjetojnë duke e bërë ndonjëherë shumë të vështirë dallimin mes tyre. Sidoqoftë nga ana tjetër nuk mendoj se mënyra më e mirë është që ti largohesh sfidës e të mbash thjesht një qëndrim kur thua se në emër të lirisë na duhet thjesht të bëjmë durim me këtë sasi gënjeshtrash, akuzash e shpifjesh, shantazhesh që ditët e sotme janë shdnërruar në problem të madh. Mendoj se na duhet të reflektojmë për këtë. E kemi mësuar në mënyrën më të vështirë se kjo nuk ka të bëjë me qeverinë e aq më pak me vendet e vogla, pasi kur bëhet fjalë për tu përballur me këtë sfidë, duhet përballur një lumë paragjykimesh që vijnë nga bota e korrektes politikisht.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.