Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në Luksemburg: Brenda 2027 do mbyllim të gjithë grup kapitujt

20:16 / April 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama nga Luksemburgu tha se ambicia është që deri në 2027 jo vetëm të jenë hapur të gjitha grup kapitujt, por edhe të jenë mbyllur.

Në konferencë me ministrin e Jashtëm të Polonisë dhe komisioneren Marta Kos, kreu i qeverisë u shpreh se për Shqipërinë anëtarësimi në BE nuk është ambicie politike apo ekonomike, por është një zgjedhje ekzistenciale.

Rama: Më lejoni që të theksoj se së bashku me Komisionin dhe nën udhëheqjen e Martës kemi rënë dakord për një agjendë mjaft ambicioze. Po presim me padurim që të sigurohemi që brenda 2027  të gjitha grup kapitujt, jo vetëm të jenë çelur, por edhe të jenë mbyllur. Jemi këtu sot për të rikonfirmuar vullnetin tonë të fortë, vendosmërinë tonë, pasionin tonë për të arritur këtë objektiv.

Jam i sigurt që të dy miqtë e mi në të majtën time dhe shumë prej jush e kanë dëgjuar më parë, por ja vlen ta përsëris. Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE është me tepër sesa një ambicie ekonomike apo politike. Është një zgjedhje ekzistenciale jete. Nga një vend ku kurrë nuk jemi lejuar të zgjedhim për shekuj e breza të tërë, tek një e ardhme që kemi dashur ta kemi.

E dimë shumë mirë që liritë tona, barazia jonë para ligjit dhe mënyra e jetesës që duam për fëmijët tanë nuk mund ta garantohet askund tjetër përveç në BE. Kështu që faleminderit shumë.

BE grup kapituj Luksemburg mbyllur Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.