Kryeministri Edi Rama është takuar me të rinjtë socialistë të Matit ku u shpreh se forcën nuk e tregojnë numrat në takime por në votime. Duke folur mbi situatën e pandemisë, ai tha se procesi i vaksinimi masiv duhet të shoqërohet dhe me kujdesin e duhur pasi drita në fund të tunelit të pandemisë është edhe më e madhe.
“E mirëkuptoj gjithë nervozizmin tuaj që të kishim një takim të madh po nuk janë numrat në takime që tregojnë forcën, po janë numrat në votime. Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që ne vazhdojmë të jemi të bashkuar si shqiptarë, siç kemi qenë që në ditën e parë kur u detyruam të mbyllemi për t’ia dalë deri në fund kësaj lufte ku çdo ditë po fitojmë terren ndaj armikut të padukshëm dhe ku më shpejt se shumë të tjerë po e shohim dritën që zmadhohet në fund të tunelit, të bashkuar të besojmë fort te fakti që krahas vaksinimit masiv duhet të jemi të kujdesshëm me distancimin. E rëndësishme që vaksinimi masiv të ketë sukses të plotë një orë e më parë dhe Shqipëria e tëra të buzëqesh përsëri”, tha Rama.
