Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës: Ndërtesa e Teatrit ngrehinë pa asnjë vlerë, PPP-ja në këtë rast ideale

18:53 / July 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë për herë të parë në konstituimin e këshillit bashkiak të Tiranës, duke mbajtur edhe një fjalë të gjatë.

 Rama u ndal gjerësisht tek çështja e Teatrit Kombëtar, duke theksuar edhe një herë se ndërtesa duhet shembur. Rama e konsideron një ngrehinë pa asnjë vlerë.

“Është kryekëput e pavërtetë se do t’i jepen privatit pjesë nga trualli që sot ka teatri. E dyta, pjesa nga bashkia që do t’i japë është një karakatinë parkingu. Ajo gjendet jashtë pjesës fundore të murit të teatrit.

Ai truall do të jepet në këmbim të investimit që bashkia do t’i japë privatit për të financuar Teatrin. Bashkimi i interesave të publikut dhe privatit në këtë rast është thuajse ideal sepse jemi në kushtet e një partneriteti publik dhe privat që nuk u kushton taksapaguesve. 

As nuk po shembim ndonjë vlerë arkitektonike dhe as nuk jemi ne që mund të akuzohemi si indiferentë të asaj pjese. Madje është merita jonë që pjesa e çmuar e asaj pjese doli në dritë që nga kompleksi i ministrive e deri tek tribuna qendrore e Gerardo Bozës.

Edhe sikur të donim ta ruanim dhe ta restauronim ngrehinën e sotme të teatrit do të ishte investim thuajse i pamundur sepse materiali ndërtimor iu asaj ngrehine është i pa rikuperueshëm por edhe i kotë deri në absurd sepse ajo ngrehinë nuk ka asnjë vlerë por nuk ka as hapësirat e mjaftueshme.

Tani, për ata që janë mësuar me hilet përpara rregullave dhe shohin gjithmonë hile pas çdo pune, duhet thënë se nëse ne do ta konsideronim idenë e ruajtjes jo duke e restauruar por duke shembur dhe rindërtuar pikë për pikë, por këtë herë me materiale të qëndrueshme në kohë do të kushtonte shumë më pak të sipërmarrësve privatë. Do merrte edhe konsensusin e atyre vazhdojnë të protestojnë në emër të disa vlerave imagjinare”, tha Rama.

Teatrit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.