Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në Pukë: Ambicia ime, t’i çojmë turistët në 100 mijë

12:47 / May 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2 20
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në takimin përmbyllës së fushatës elektorale në Pukë, tha se ambicia e qeverisë që ai drejton, është që në Pukë të arrijnë 100 mijë turistë nga 10 mijë të tillë. Ai krahasoi Pukën me Belshin, për të cilat tha se nuk kanë asnjë dallim me njëra-tjetrën teksa shtoi se në Pukë ka shumë arsye pse njerëzit të kthehen nga jashtë shtetit për të ndërtuar bujtinat e tyre e për të pritur turistë.

“Këtu ku ju jeni ulur, kishte plehra, nuk kishe mundësi jo të uleshe, po këtu kishte një vatër të tmerrshme infeksioni të mbetjeve shumë të rrezikshme dhe ky liqen që është këtu pas ishte një moçal dhe këtu ishin shtigje me plehra dhe askush nuk e gëzonte këtu këtë mrekulli dhe jo pastaj të vijnë në Pukë turistë. Sot më thonë që numri i tyre ka arritur në 10 mijë, për mua janë vetëm dallëndyshet e para dhe ambiciet e mia janë që turistët këtu t’i çojmë në 100 mijë. Qëkur thotë se do të bëjë 100 pallate në Pukë, duhet t’i vendosni kryqin si person te fleta e votimit. Këta nuk meritojnë minumimin e respektit.

Po këto hordhi që i lëshojnë natën rrugëve për të kërcënuar njerëz, çfarë i kanë këta? Si është e mundur që në 2023 të vazhdojë ky avaz me njerëz si vijnë si hiena për të imponuar se çfarë të votojnë. Si është e mundur kjo? Si mund ta pranojë këtë dikush që mbase 33 vjet as e ka votuar dhe as nuk ka ndërmend të votojë PS, por nuk ka si të mos ketë respekt për veten dhe familjen e vet. Pse, fëmijët e Pukës do të jenë më mirë dhe do të kenë kopshte e çerdhe më të mira nëse këto hiena që dalin rrugëve i urdhëruar nga ai maska, të marrin pushtetin këtu?

Nuk ka Puka asnjë dallim me Belshin. Puka ka klimë të jashtëzakonshme dhe ka klimë fantastike. Nëse në Belsh, çdo fundjavë shkojnë 3 mijë vetë për një vakt dhe nëse po kthehen për të ndërtuar bujtina, atëherë edhe në Pukë kjo gjë do të ndodhë dhe njerëzit këtu nuk kanë pse të mos e shohin të ardhmen e tyre si ato që jetojnë në zonat malore të Evropës që jetojnë me turizëm”.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën!

17:21 / October 25, 2026

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.