Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat shqiptare, tha se në rendin ligjor dhe drejtësinë, vendi është në pararojë ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Vazhdon kjo ditë e kaq shumë pritur me, tani mbledhjen për dorëzimin e kornizës negociatore dhe për fillimin e drejtëpërdrejtë të punës me negociatat formale. Ne ndërkohë siç e kemi thënë më parë nuk kemi humbur kohë nuk kemi pritur që të fillojnë negociatat për të shkuar më tutje njësoj sikur negociatat të ishin hapur. Shqipëria jo vetëm hyn në katëshen e Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësim, por në aspektin më të rëndësishëm që është rendi ligjor dhe drejtësia jemi në pararojë të të gjithëve”.
