Kryeministri Edi Rama mbylli ditën e sotme fushatën për Bashkinë e Shkodrës.
Ai u shpreh se Benet Beci është kandidati ideal për Shkodrën dhe se sipas tij, edhe Sali Berisha ndihet xheloz për faktin që kandidon nën siglën e Partisë Socialiste.
“Beneti ka pas bërë fushatë kundër nesh. Dilte mbronte zotin Berisha ky, Për mua kjo nuk ishte problem për sa kohë kishte treguar se ishte njeriu i duhuar për të menaxhuar Fondin e Zhvillimit. I thashë do futesh deputet dhe duhet me të hedh pak nga ngjyra jonë që të balancohesh.
E mori pak ngjyrë Beneti. As ngjyra blu dhe as ngjyra mavi nuk e kanë udhëhequr Benetin në punën e vet. Si Shqipëria ai është kuq e zi. Shkodra duhet të votojë kuq e zi këtë herë duke votuar për Benetin. E keni parë sa xheloz është bërë për Benetin sikur i kemi marrë të dashurën. Më tha është shqetësuar shumë doktori. I thashë unë kam një jetë që punoj për të shqetësuar doktorin”, u shpreh Rama.