Kryeministri Rama ka deklaruar se nga 1 janari do të fillojë aplikimet online në çdo institucion shtetëror në mënyrë që të shmangen radhët e pritjes nga qytetarët dhe subjektet.
Rama dha një rast konkret duke thënë se regjistrimi në QKB nuk do të bëhet më me prani fizike të vetë personit por online.
“Më mira e mira është që institucionet të funksionojnë kështu. Ne kemi zgjedhur këtu rrugë dhe po përgatitemi për një hap tjetër të rëndësishëm. Duke kaluar në një sistem të përgjithshëm për të bërë të detyrueshëm aplikimin online për një numër shumë të madh shërbimesh. për të mos patur më radhë. Shpresoj ta nisim nga 1 janari. Çdo institucion shtetëror do të jetë i detyruar që të bëjë online për ato shërbime që u nevojiten ndërmarrjeve apo qytetarëve, tha Rama.