Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një fotoalbum nga takimet në qarkun e Dibrës. Rama zhvilloi takime me qytetarë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 Majit.
Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga turi i takimeve nga Burreli, Klosi, Bulqiza dhe Peshkopia. Kreu i PS-së thekson se në këtë qark “po fryn e fortë, era e besimit për të ecur vetëm përpara”.
Gjatë takimeve u bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë për koalicionin e drejtuar nag Ilir Meta dhe Sali Berisha. Ai ka theksuar se ata i kërkojnë bashkitë që t’i marrin peng për hallet e tyre personal.
