Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama nga Italia: Konferenca e Donatorëve nuk përmbush të gjitha nevojat, javën tjetër takoj Merkelin

15:43 / January 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas takimit në Romë me kryeminstrin italian Conte dhe ministrin e jashtëm Di Maio, Rama ka thënë se e ka të qartë që Konferenca e Donatorëve më 17 shkurt nuk përmbush dot të gjitha nevojat që ka Shqipëria, por do të përpiqet që ajo të ketë sukeses.

Po ashtu tha se do të takojë kancelaren gjermane dhe disa kontakte kyçe të nivelit të lartë. Kryeministri ka siguruar të gjithë të pastrehët që për momentin janë strehuar në banesa me qira, se do i marrin qeratë derisa të futen në banesat e tyre si dhe siguroi se procesi i rindërtimit është brenda afateve.

”Përshëndetje nga Roma ku kemi kryer dy takime të rëndësishme me kryeministrin italian dhe minstrin e jashtëm, në vigjilje të Konferencës së Donatorëve që mbahet më 17 shkurt nën kujdesin e Von der Leyen, Presdientes së KE.

Unë i kam falënderuar kryeministrin Conte dhe Di Maion për ndihmën e paçmuar të Italisë mike qysh në orët e para pas tërmetit shkatërrues. I kam informuar për punën me planet e rindërtimit si edhe me raportin e dëmeve i cili pritet të përfundojë në ditët në vijim në bashkëpunim me BE dhe kombet e bashkuara. Shifra përfundimtare nuk ka dalë ende por të dhënat na japin një shumë rreth 1 miliard euro pak më shumë pak më pak.

Me ndihmën e miqve ku Italia është ndër më të afërtit do përpiqemi që Konferenca e Donatorëve të jetë një sukses. E kemi të qartë që për të përmbushur gjithë nevojën nuk do të mjaftojë. Do të vijojmë pas Konferencës me aspekte kurajoze dhe financiare duke përfituar nga qëndrueshmëria makroekonomike që kemi arritur me Reformat në vitet e fundit. Do të kombinojmë disa skema financimi për rindërtimin. Sigurisht pa reduktuar dhe pa kufizuar programet për investimet e tjera dhe të mbrojtjes sociale. Jam shumë mirënjohës dhe i inkurajuar dhe gatishmëria e plotë që kam gjetur nga Conte dhe Di Maio.

Do të vijoj me kancelaren Merkel në fillim javën dhe me disa kontakte kyçe të nivelit të lartë që Konferenca të ketë sukess. Planet e Rindërimit po ecin shpejt brenda kalendarit për të filluar ngritjen e banesave të para në pranverë dhe për të përfunduar me shtëpitë në zonën rurale brenda 2020. Po punohet dhe në planet e rindëritmit në qytetet e prekura ku ndërhyrjet do të jenë masive dhe procesi pak më i gjatë. Jemi brenda afateve. Ndërkohë është e qartë për të gjithë që do të vijojmë t’i paguajmë deri ditën e fundit qiranë të pastrehëve deri kur t’i kthejmë në banesa.”- tha Rama.

Itali Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Socialistët festojnë 35-vjetorin e PS Elbasan, i pranishëm kryeministri Rama dhe qindra qytetarë!

17:55 / June 7, 2026

“Zvërneci”/ “Në fjalorin tuaj me 40 fjalë, 20 i keni sharje”, Rama sjell shembullin e ligatinës franceze Camargue…

13:18 / June 7, 2026

Mijëra qytetarë në shesh, Lorenc Vangjeli: Rama duhet të llogarisë lodhjen nga pushteti, s’ka mbështetjen e ish-miqve me të cilët fitoi në 2013

11:38 / June 7, 2026

Protestat për Zvërnecin/ Rama: 99% e atyre që mbrojnë flamingot, nuk i kanë parë kurrë

11:18 / June 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.