Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje pasditen e sotme nga Roskoveci që në zgjedhjet e 14 Majit të votojnë Partinë Socialiste dhe Majlinda Bufin.
“Kur shkon të blesh kalë për karrocën, nga inati i zotit të kalit që është me parti tjetër, ç’bën, blen lepur?! Karrocën ka kush e tërheq këtu, nuk ka ngelur ta tërheqin qentë. Bile kemi shumë gjëra që do t’i bëjmë mirë, s’i kemi bërë të gjitha mirë, por një gjë është e sigurt: kuaj për të tërhequr karrocën ne jemi. Të tjerë nuk ka. Mos e lodhni kokën fare dhe ça keni rreth e rrotull, merrini votoni Bufin dhe për katër vitet e ardhshme do bëjmë katër herë më shumë për Roskovecin. Larg qoftë ndonjë lajthitje, katër vjet mua këtu nuk më shifni”, u shpreh ndër të tjera Edi Rama.
Më tej, kryeministri tha se qeveria e drejtuar prej tij synon që brenda vitit 2025 të rrisë më tej pagën minimale duke e çuar në 45 mijë lekë.
