Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama nga selia e OKB: Ta bëjmë botën më të vogël për shkelësit e ligjit

16:26 / June 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
err
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke folur në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Sigurisë në OKB, kryeministri Edi Rama nënvizoi rëndësinë e angazhimit të shteteve për të punuar së bashku, me qëllim respektimin e të drejtave të njeriut.

Gjatë fjalës së tij pak para nisjes së debatit të nivelit të lartë mbi llogaridhënien, shefi i qeverisë u shpreh se shkelja e të drejtave të njeriut është një prioritet i Shqipërisë në Presidencën që ka marrë në drejtim, ndërsa theksoi se bota duhet të bëhet më e vogël për shkelësit e ligjit.

“Çështja e llogaridhënies mbetet në qendër të kolektives. Objektivat janë të trefishta të rritet roli i bashkësisë kombëtare për të vënë para përgjegjësisë shtetet, të forcohen mekanizmat e llogaridhënies edhe në aspektin rajonal, të përcaktohen shkeljet e të drejtave të njeriut dhe shkeljes ndërkombëtare për të vënë në vend dinjitetin e viktimave dhe të afërmeve të tyre. Kemi parë për shumë gjatë autorët të lihen të lirë pa asnjë pasojë, nuk duhet të lëmë askënd të besojë se mund të bëjë krime dhe t’ia hedhë paq. Duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për respektimin e ligjit. Të punojmë së bashku për të drejtën ndërkombëtare. Llogaria efektive do të kontribuoje për paqen. Duhet të bëjmë gjithçka që ta bëjmë botën më të vogël për shkelësit duke përdorur të gjitha mjetet”, tha Rama.

Debati i kryesuar nga Rama shënon fillimin e zbatimit të planit të punës së Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Takimet e kryesuara nga kryeministri Rama do të pasohen nga disa veprimtari të tjera shënjuese, përgjatë muajit qershor përfshirë në nivel ministror.

Të pranishëm janë edhe ambasadori shqiptar në OKB Ferit Hoxha dhe ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

Edi Rama okb Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.