Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat para nisjes së seancës më të rëndësishme të dekadës së fundit që ka të bëjë me luftën në Ukrainë.
“Sic jemi të vetëdijshëm, efektet e dëmshme të luftës nuk kufiziohen vetëm tek Ukrainë dhe Evropa por vazhdojnë të përçojnë valë tronditjeje në çdo cep të botës dhe kërcënojnë sërish sigurinë e ushqimit në mbarë botën. Kjo është arsyeja pse duhet të mbetemi të angazhuar dhe të përkushtuar për të sjellë në Këshillin e Sigurimit të vërtetën dhe realitetion e trishtë të këtij shkatërrimi të panevojshëm dhe tërësisht të shmangshëm për tu përhapur dhe duke bërë këtë të kundërshtojmë atë mesazh të shtrembëruar që kërkon të justifikojë pushtimin. Këtë ka bërë Shqipëria dhe shumë vende të tjerë në mënyrë konstante në këtë këshill. Na duhet të përkrahim rendin ndërkombëtar të mbështetur në rregulla që e ka vërtetuar edhe njëherë kundër rpofecisë së i fuqishmi ka të drejtë. Na duhet të mbrojmë aksionion shumëpalësh dhe të rezistojmë të gjitha forcave shkatërrimtare që kërkojnë të fragmentarizojnë më tej bashkësinë ndërkombëtare në një kohe kur duhet të jemi më të bashkuar në qëllime dhe veprime në përpjekje për të ndaluar lëtë luftë. Ky takim është i nevojshëm për të ndarë mendime se si të shfrytëzojmë çdo mundësi për paqe. Të ndihmosh Ukrainën të vetëmbrohet duke ndalur Rusinë përçon mesazhin më të drejtë tek gjithkush që mendon të angazhohet në një aventurë të ngjashme nesër jep garanci për ata që kërkon paqe dhe bashkëpunim dhe paralajmëron ata që ëndërrojnë konfliktin dhe përballjen…”, tha Rama.
