Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është më afër se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Nga Shkupi, ku po merr pjesë në samitin për planin e rritjes, Rama u shpreh se Shqipëria do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj, teksa shtoi se plani i rritjes do të realizohet.
“Sot jemi këtu për një tjetër ndalesë të rrugës së përbashkët që lidhet me zbatimin e ri të panit të rritjes, po na afron përditë e më shumë me BE. Jemi krenarë sepse kemi përmbushur të gjitha pikat për zbatim, vazhdojmë me kalendarin. Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore. Jemi shumë afër, nuk kemi qenë asnjëherë më afër. Do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona, plani i përbashkët do të realizohet tërësisht”, theksoi ai.
