Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të enjte e ka nisur me një lajm për sezonin turistik. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama informon se nga sot hapen 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore.
“MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se duke filluar nga sot, hapen 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
