Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’Sy” nuk ka kursyer batutat për kundërshtarët e tij politikë. Një ndër pyetjet e qytetarëve kishte të bënte me Lulzim Bashën. Me nota humori, Rama thotë se ndjen nostalgji për Lulzim Bashën, për të cilin thotë se sa herë që ja kujtojnë, ka një përvëlim për të.
Pyetje: Do ju bësh një tortë si Basha në Tiranë shqiptarëve që të duan?
Rama: Nuk e di se çfarë ke dashur të thuash, por me thënë të drejtën një ëmbëlsirë kemi pasur. Nuk e di si do ja bëjmë që ta kemi prapë Lul Bashën. Omëlsina e të gjithëve ka qenë Lul Basha. Edhe tortën jo rastësisht e bëri Lul Basha se e keni parasysh ju. Nga të gjitha që ka thënë, vetëm një tortë ka bërë. O Lul ku ju se sa herë më kujtojnë ty kam një nostalgji, përvëlim.