Qeveria “Rama 3” po përgatit marrëveshje me ekipin Manchester United për akademi futbolli në qytetin e Durrësit. Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama do të niset drejt Anglisë.
Fokusi i kësaj vizite do të jetë sporti, marrëveshja për të ngritur në Shqipëri një ndër akademitë më elitare të sportit që Rama lajmëroi dy ditë më parë nga qyteti bregdetar i Durrësit.
Delegacioni shqiptar do të zhvillojë takime në ManCHEester dhe bisedimet do të realizohen me klubin e famshëm të Manchesterit! Në këtë udhëtim, Rama do shoqërohet nga ministrja Evis Kushi, dhe kryebashkiakja Emirjana Sako.
