Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Një mijë investime nga Paketa e Maleve deri në fund të mandatit

13:05 / January 17, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6572
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama u kërkoi sot kryetarëve të bashkive, të jenë proaktivë në zhvillimin e territorit dhe të mos mbështeten vetëm tek buxheti i shtetit.

Gjatë takimit të zhvilluar në Durrës, Rama theksoi rëndësinë e Paketës së Maleve, si një instrument që synon të tërheqë investime nga shqiptarët jashtë vendit. Rama shprehu shqetësimin se disa bashki nuk kanë përfunduar ende fazën e parë të këtij projekti.

Rama foli gjithashtu edhe për krijimin e një agjencie që do të bashkojë planifikimin, zhvillimin dhe strehimin, e cila do të jetë në dispozicion të pushtetit vendor.

“Do të kemi së shpejti një agjenci ku planifikimi, zhvillimi dhe strehimi do të jenë bashkë dhe kjo agjenci do të jetë në dispozicion të pushtetit vendor, nën lidershipin e Ministrisë së Ekonomisë, ky proces do të jetë i hapur për të gjithë, por duhet një qasje proaktive e juaja, duhet iniciativë, duhet parë çdo pjesë e territorit, me një qasje sipërmarrëse, çfarë mund të nxjerrë unë nga kjo pjesë e territorit me të ardhurat e bashkisë. Nuk mund të rrini dhe të prisni vetëm nga buxheti i shtetit. Duhet të kaloni në një fazë tjetër sidomos disa bashki që i kanë potencialet por ende bashkitë më të vogla mund ta bëjnë këtë gjë”, u shpreh Rama.

Kryeministri vuri në dukje se jo të gjitha bashkitë e kanë kryer fazën e parë dhe kjo është e papranueshme.

“Në momenti kur Paketa e Maleve u shpall në uebsajtin e vet ditën e parë kishte 700 e kusur interesim nga shqiptarët jashtë atdheut, është një instrument i sigurt për të tërhequr kursimet e shqiptarëve, janë atdheut dhe për të tërhequr dhe shqiptarë jashtë atdheut që të vijnë jashtë në atdhe dhe të bëjnë në biznes të sigurt që u sjell atyre të ardhura. Si ka mundësi që nuk ka mbaruar akoma faza e parë në të të gjitha bashkitë?!”, tha Rama.

Rama tha se ambicia e qeverisë duhet të jetë 1000 investime nga Paketa e Maleve, ndërsa paralajmëroi se rikandidimi i kryebashkiakëve do të varet nga numri i investimeve në bashki.

“I kam kërkuar drejtores së Agjencisë së Planifikimit, të jetë në dispozicion të së cilës bashki për asistencë teknike dhe i kam kërkuar ministrit Demo që të vendosë një target për çdo bashki. Ambicia jonë duhet të jetë 1000 investime nga kjo paketë që po ti ndash në territor në 60 bashki sipas potencialeve nuk janë shumë. I kam kërkuar ministrit që të përcaktojë se sa investime duhet të jenë futur në proces kur secili prej jush do të pretendojë të rikandidojë. Nuk do të ketë asnjë rikandidim të mundshëm nëse nuk do të jetë arritur targeti i këtij projekti”, tha Rama.

investime mandatit Paketa e Maleve Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.