Kryeministri Edi Rama, bën me dije se një skuadër shqiptare prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore janë nisur drejt Turqisë. Këtë operacion, kreu i qeverisë e cilëson si një mision solidariteti vëllazëror.
“Një skuadër shqiptare prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore, bashkë me mjetet e nevojshme u nisën drejt Turqisë mike, në një mision solidariteti vëllazëror përkrah të gjitha skuadrave të tjera aleate, për të bashkuar forcat në përballimin e plagëve të hapura të tërmetit tragjik”,-shkruan Rama.
