Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramaaa sd 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme u mbajt takimi lidhur me projektin “Price Watch Albania”, ku i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Petrit Malaj, ministër i Financave.

Takimi u zhvillua me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, për jetësuar siç tha edhe kryeministri “Pasqyrën e Çmimeve”, një platformë e re digjitale për transparencën e çmimeve.

“Qëllimi është që t’i lehtësojmë njerëzit nga kjo mbingarkesë me marzhe të papranueshme fitimi. Kemi lehtësuar procedurat Tatimore”, tha Rama.

Ndërsa nga ana e saj ministrja Delina Ibrahimaj, njoftoi se në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve.

Rama më tej nënvizoi se duhet të ketë bashkëpunim edhe me supermarkete e furnitorë për vendosjen në funksion të platformës, duke theksuar se qëllimi nuk është përcaktimi i çmimeve apo kufizimi i fitimeve, por krijimi i një tregu më transparent për konsumatorin.

“Vetëm një aktor këtu i pranishëm u përgjigj, të tjerët u zhdukën. Besoj jeni të vetëdijshëm që po fitoni më shumë se sa e mban zakoni i mirë në një bashkësi si e jona, që nuk është as Kina e as Amerika e ku ky kapitalizmi agresiv ka filluar të bëhet shqetësues.

Të angazhohemi bashkarisht, jo në parim, por konkretisht! Ju të formoni rrjetin e pikave tuaja të shitjes, për të marrë pjesë në një fazë të parë pilot dhe të niset transmetimi it ë dhënave. Të dorëzohet lista e produkteve që përputhen me kategoritë e kësaj faze, me bar cod, me njësi matëse. Kështu, produket të jenë të krahasueshme. Të ekspozohet lista e plotë e të gjitha dyqaneve dhe adresave. Platforma të marrë çmimin real final për konsumatorin, me TVSH, dhe të dallojë qartë çmimin normal.

Të përcaktohet një standard se sa shpejt ndryshojnë çmimet dhe të përcaktohet nëse platforma të tregojë edhe kur produkti nuk do të jetë në stok.  Për qytetarin, ka ardhur koha të jetë shumë e thjeshtë, të shikojë, të krahasojë dhe të zgjedhë. Jo të jetë në errësirë dhe të përballet me çfarë i nxjerr rruga dhe të mos ketë një pasqyrë konkurrence. Do ju lutesha të binim dakord për këto gjëra, askush nuk po thotë që do përcaktojmë çmimet apo se ju nuk do nxirrni fitime, por ka ardhur momenti ta shikojmë njëri-tjetrin në sy”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste

13:01 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.