Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Njëra shoqatë e pezulluar nga QKB, tjetra e paregjistruar

09:20 / February 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7404
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ngriti një akuzë të rëndë këtë të mërkurë për dy shoqatat e gjyqtarëve që kanë bërë kërkesën në Gjykatë Kushtetuese për “shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ndryshimit që iu bë ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ç’ka do t’i hapte rrugën rritjes së pagave për ta. 

Ai tha se dy shoqatat nuk janë në rregull para ligjit, pasi njëra rezulton e pezulluar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, për mos pagim të detyrimeve, ndërsa tjetra nuk rezulton fare e regjistruar.

“Kjo shoqata është ngritur për të fituar ju lekë, shkon në Gjykatë Kushtetuese për të fituar para, për të rritur të ardhurat tuaja dhe shoqatat e unionit, është e pezulluar nga QKB se nuk keni paguar detyrimet tatimore dhe kontributet shoqërore, ju si shoqatë që dyshoj të keni një anëtarësi të gjerë, ndërsa shoqata tjetër nuk ishte fare e regjistruar. I ka ligji këto detyrime. Duhet të ishte e ç’regjistruar sepse kështu thotë ligji dhe Gjykata Kushtetuese nuk i mori parasysh këto fakte, ju si shoqata nuk duhet të merreshit fare si referencë sepse nuk jeni në rregull para ligjit.

Unë mendoj që ju jeni arrogantë. Keni një arrogancë të një pushteti që ju e trajtoni si pushtet të pakufizuar, si pushtet të pakontrolluar dhe për këtë arsye ndodhin dhe gjëra të tjera në këtë vend, por unë nuk jam këtu për këtë sot. Unë jam palë dhe flas në emër të një pale, ju nuk jeni palë dhe s’mund të trajtoheni si palë.”, deklaroi sot kreu i qeverisë.

Kryeministri Rama Shoqata e gjyqtarëve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.