Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rama: Nuk do të ketë më pagë minimale poshtë 30 mijë lekëshit

13:20 / September 29, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama ekonomia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i qeverisë Edi Rama ka prezantuar sot programin e ekonomisë dhe rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin dhe pandemisë së koronavirusit.

Ai tha se nuk do të ketë më pagë minimale nën 300 mijë lekë të vjetra teksa foli dhe për lehtësirat për biznesin e vogël.

“Rindërtimi një proces që përtej faktit që do të rikthejë në shtëpi të gjitha familjet e prekura nga tragjedia e 26 nëntorit dhe do të kthejë në shkollat e tyre tërësisht të reja të gjithë nxënësit dhe mësuesit që sot vazhdojnë të kryejnë procesin e mësimdhënies në shkolla të tjera, ka dhe një impakt të padyshimtë ekonomik që i vjen në ndihmë vendit dhe njerëzve në këtë periudhë të vështirë nga COVID.
Deri një ditë para tërmetit, projeksionet e ekonomisë shqiptare ishin shumë pozitive, duke iu referuar shifrave zyrtare dhe të konfirmuara nga institucionet financiare, papunësia e cila për vitin 2019 ishte më e ulëta në rajonin tonë me 11% pritej të shkonte dhe më poshtë, borxhi në trajektore rënëse nën 65%, investimet e huaja dhe turizmi falë rritjes së mëtejshme të turistëve të huaj patjetër do të kishin një impakt të shtuar por gjithçka ndryshoi me tërmetin e parë të 26 nëntorit dhe me tërmetin e dytë, virusin COVID-19. Sidoqoftë masat e marra nga qeveria në të dy drejtimet, konferenca jashtëzakonisht e suksesshme në Bruksel e donatorëve që na çliroi përfundimisht nga ankthi se do të na duhej të spostonim krejtësisht gjithçka nga pikëpamja financiare tek rindërtimit duke lënë mënjanë çdo investim tjetër si dhe paketat e shpëtimit në periudhën e karantinës së përgjithshme kanë ndihmuar që sot mund të themi pa frikë tanimë, duke parë dhe rezultatet pasuese të periudhës pasuese nëse mund të kishim kaluar lehtësisht në -10% të PBB, presim të kufizohemi në më pak se 4.5%. Nuk është pak si parandalim”, deklaroi Rama.

Ai tha me tej se :

Rindërtimi do kthejë në shtëpi familjet e prekura nga tërmeti. Pocesi i rindërtimit do ketë edhe impakt ekonomik.13 mijë persona ende të paintegruar nga 33 mijë që e humbën vendin e punës si pasojë e karantinës.Duam t’i ripunësojmë sa më shpejt ata që ishin në punë të regjistruar dhe për këtë kemi vënë programet e ripunësimit. Në harkun e një viti, qëllimi është të tejkalojmë muajin e shkurtit të këtij viti, ku me 11% papunësi, shifër zyrtare e konfirmuar të BB, ne kemi arritur në nivelin më të ulët të papunësisë së nga ’91.

Ne kemi një sfidë shumë të madhe, raporti mes vendit të punës dhe pagës që patjetër duhet atakuar me rritjen e pagës minimale gjë që do e bëjmë në javët në vijim siç e kemi premtuar
Çlirimi i plotë I biznesit të vogël. Flasim për një ligj të Kuvendit, të korrikut, me ligj sot biznesi i vogël deri në 100 milionë xhiro është I çliruar nga tatim –fitimi dhe TVSH plotësisht. Biznesi i vogël deri në 140, plotësisht i çliruar nga tatim-fitimi por ka TVSH. Po ashtu çlirimi i biznesit nga inspektimi dhe inspektorët.

Plani për të rritur pagën minimale do rrisë fuqinë blerëse dhe do lehtësojë shtresën e paguar më pak por nuk është një masë definitive, është një masë e ndërmjetme mes të djeshmes dhe së nesërmes.
Janë 70 projekte në prag të fillim zbatimit, me nëj vlerë 80 milionë euro dhe me një impact direct ekonomik për 17 mijë persona, do gjenerojnë rreth 15 mijë vende pune.

FSHZH, është në fazë zbatimi apo në prag të nisjes për 30 projekte të tjera me vlerë 62 milionë euro . Në total kjo impakton jetën e rreth 25 mijë personave dhe gjeneron 2000 vende pune direkte. Agjencia Kombëtare e Planifikimit, 35 propcedura të tjera projektesh, 18 zona të reja zhvillimore dhe këto prekin 33 mijë qytetarë. Këto projekte nga Bashkia e Tiranës ku është edhe një volum i madh investimi që do të implementohet me hapjen e kantiereve në lagjet ku ndo ndërtohen palllate dhe në pjesën tjetër të zonës së prekur nga tërmeti përmes FSHZH janë pjesa e luanit e paketës së rindërtimit ku hyn edhe pjesa e financimeve të donatorëve ku vetëm BE, si entitet fillon në ditët në vijim injektimin e 100 milionë eurove.

Në vitin e ardhëm parashohim 25 miliardë shtesë dhe 6 miliardë në vitin pas vitit të ardhshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.