Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Nuk jam i rënë nga qielli, e pa të meta, përkundrazi, S’jam nga soji i politikanëve që gënjen për vota, jam i racës së…

17:41 / December 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama viti i ri per mediat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në një reflektim fundviti, ka folur gjatë edhe për veten e tij, duke spikatur pjesët e punës por edhe të karakterit të tij, të etiketuar si arrogant. Kreu i qeverisë thotë në video-mesazhin e urimit të fundvitit, se ndjen privilegj që i ësëhtë besuar nga populli detyra e rëndësihme për të udhëhequr vendin drejt së ardhmes, dhe shprehet se fuqinë e qenë pikërisht tek besimi që i është dhënë nga qytetarët. Duke përmendur edhe një shprehje deri diku ironizuese për presidentin Ilir Meta, kryeministri Rama tha se ai është i “racës së politikanëve që në politikë e ka futur ëndrra për ndryshim”

“Dy fjalë për veten time: Unë nuk jam i rënë nga qielli, nuk kam menduar ndonjëherë se jam pa të meta, përkundrazi, kam më shumë se ju, ndoshta sepse jam më i gjatë, Nuk më ka thënë kurrë mendja se jam i pagabueshëm, përkundrazi jam më i gabueshëm se ju, për shkak të detyrës duhet të marr shumë vendime, probabilitetin e gabimit e kam shumë më të madh se ju, por kurrë nuk e kam bërë në këtë detyrë një gabim të qëllimshëm për të përfituar çfarëdo qoftë në dëm të popullit apo këtij vendi që kam nderin e madh të jetoj. Unë nuk këmbëngul asnjëherë në një opinion të gabuar. I dëgjoj kundër argumentet shumë më tepër sesa duket, nuk kam vështirë të tërhiqem, të kërkoj ndjesë publike kur gaboj. Nuk më kujtohet ta ketë bërë ndonjë paraardhësi im, por nuk është ky metri me të cilin mas veten, dhe as ju kërkoj të më masni me këtë metër. Jo të gjitha që kam premtuar i kam mbajtur në kohë, por në asnjë rast nuk kam premtuar diçka duke e ditur që nuk bëhet, siç mendohet rëndom vetëm për vota. Kurrë. E para sepse nuk jam nga soji i politikanëve që gënjen për vota. Por i racës së atyre që në politikë i ka futur ëndrra për ndryshim.

Pse do duhej të gënjeja të premtoja gjëra që nuk i besoj vet, kur me fuqinë që më ka dhënë zoti, dhe forcën politike që udhëheq, kundërshtarët do i mundja edhe me çerekun e premtimeve që kam bërë.

Balta e pafundmeve për hajdutëria e pisllëqeve nuk më përket. Gjysma e të vërtetës është se unë nuk jam i varfër, por nuk kam ëndërruar të bëhem i pasur.

Mundësi për të lënë gjurmën time përmes dhuntive që kam

Detyrën e jetoj si privilegj, të udhëheq popullin në një pjesë të rrugës drejt së ardhmes.

Fuqinë e gjej tek ndjesia për të qenë i zgjedhuri juaj në detyrën më të lartë. Arrogant?! Kokëfortësi për të mbrojtur bindjet, mbase dhe jam xhanëm, nuk e di. Por kjo nuk më bën më pak të ndershëm e të përkushtuar”, tha Rama.


politikane Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.