Rama duket se në mediat e huaja flet pa doreza dhe i tregon të gjitha “inatet” politike.
Intervista në “Repubblica” është publikuar menjëherë pas intervistës së parë gjithashtu në një media italine “RaiNeës”.
“Është penduar që s’me ka vrarë kur ishte në qeveri. Kështu është ai, dhe unë nuk i përgjigjem. Dikush më ka thënë më keq se komunistët janë konumistët antikomunistë. Berisha ka qenë shërbëtori i parë i pushtetit komunist dhe pastaj u bë antikomunist. Për fat të mirë nuk jemi më në epoken e plumbave por ne epoken e dialogut dhe perballjes. e refuzoj logjiken sipas te ciles armiku duhet asgjesuar per te fituar lojen.”, i përgjgijet Rama pyetjes së gazetarit.