Nxënësit që e kanë mesataren nën 6 nuk mund të shkojnë në universitet tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para studentëve dhe pedagogëve.
“Do të ndërhyjmë në legjislacion, për të bërë ndryshime radikale. Ndër të tjera, nuk mundet që të ketë në universitet studentë me mesatare të shkollës së mesme nën 6. Universiteti nuk mund te jetë një portë e hapur për cilindo. Do të vendosen kritere të qarta pranimi në universitetet tona”, deklaroi Rama.
Përsa i përket çështjes së plagjiaturave, ai tha se ato janë njësoj si krimi, teksa shpjegoi se si do të veprohet me titujt akademikë.
“Ka një ligj të veçantë që thotë që profesori del 68-vjeç, është bërë për të ndarë profesorin nga pjesa tjetër e shoqërisë. Duke ndjekur raportimin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë por edhe udhëzimet konkrete për ta përvetësuar. Jemi absolutisht të hapur që të adresojmë të gjitha specifikat. Plagjiaturat janë njësoj si ai që mund të ndëshkohet, sikur ka kryer krim. Ne vetë e kemi përgatitur një plan B, për këtë punë me gjithë ndërhyrjet e nevojshme me ligj. Por ne nuk duam të aktivizojmë planin B, se duam të ecim me planin A.”- u shpreh Rama.