Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga punimet në kantierin e tunelit të Llogarasë.
Kreu i qeverisë theksoi se në javët e para të vitit 2023 pritet të përfundojnë plotësisht gërmimet për të vijuar më pas me proceset e tjera, dhe se do të ketë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit.
“Kantieri i tunelit të Llogarasë, ku vetëm në 13 muaj nga momenti i nisjes së punimeve, puna ka avancuar ndjeshëm në 5.5 km hapje tuneli nga 6 km totali, çka do të thotë se kanë mbetur 500 metrat e fundit. Në javët e para të 2023 pritet të përfundojnë plotësisht gërmimet për të vijuar më pas me proceset e tjera të kësaj vepre kaq të rëndësishme infrastrukturore, e cila do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.”- shkroi Rama.
