Kryeministi Edi Rama në postimin e tij më të fundit në rrjetet sociale, ka publikuar të plotë “Paktin me Universitetin” i cili u prezantua sot nga ministrja Besa Shahini.
Ai shkruan në se ky draft i prezantuar sot është një ftesë diskutimi për të gjithë duke filluar nga pedagogët, studentët dhe deri tek drejtuesit e universitetit.
“Drafti i PAKTIT PER UNIVERSITETIN u prezantua sot nga ministrja Besa Shahini, si një ftesë për një Dialog gjithëpërfshirës, me pedagogë, studentë e drejtues të Universitetit🤗
Ky draft, që e gjeni më poshtë dhe që siç mund ta shihni shkon shumë përtej 8 kërkesave, do të reflektojë kritikat e sugjerimet që do të shprehen gjatë Dialogut, duke u kthyer edhe në bazën një partneriteti të ri qeveri/universitet, si edhe të marrëveshjeve të partneritetit mes ministrive e universiteteve🤝
Në këtë draft mund të gjeni edhe rrugët e adresimit të 8 pikave dhe afatet e përmbushjes së tyre😊”, shkruan Rama.
