Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama paralajmëron: Evropa gjendet në prag të një Lufte të mundshme të Tretë Botërore

23:21 / October 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama nga Praga ka deklaruar se Europa ndodhet në prag të një lufte të mundshme, siç do të ishte Lufta e Tretë Botërore. Për këtë, kreu i qeverisë ka shprehur hapur mbështetjen e Komitetit Politik Europian pasi thekson se politika e tërë është shtysë e një rruge të re bashkëjetese.

“Ja pse premtimi, joshja, mundësia e një Komunitetit Politik Europian të ri është kaq tërheqëse”, thekson Kryeministri Rama”.

“Thënë të gjitha këto, hapur, troç, përballë, duhet nënvizuar se, duke lënë frikën mënjanë, unë mbetem një mbështetës dhe ne jemi mbështetës të këtij Komunitetit të ri Politik Europian.

Sepse Europa gjendet në prag të një Lufte të mundshme të Tretë Botërore. Edhe një herë, Europa është aty. Edhe një herë, Europa është në një fazë ku e ardhmja e saj që s’mund të parashikohet, në fakt mund të parashikohet vetëm duke u ndërtuar nga ne. Beteja për Europën nuk mund të jetë ajo që i takon vetëm për një dorë problemesh për t’u zgjidhur, por për një politikë të tërë që është shtysë e një rruge të re bashkëjetese. Ja pse premtimi, joshja, mundësia e një Komunitetit Politik Europian të ri është kaq tërheqëse”, tha ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se tashmë epoka e rrezikut ka filluar, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Sot ama epoka e qetësisë ka mbaruar, ka filluar epoka e rrezikut e cila është zyrtarizuar, duke na përballur me një tjetër emergjencë të përbashkët kaq dramatike. Agresioni rus me pasojat tronditëse politike e ekonomike që vijon të ketë. Sidomos me frikën që ka mbjellë në jetët e vendeve dhe të qytetarëve tanë, na ka sjellë sërish përpara një domosdoshmërisë absolute për të vepruar si një trup, Bashkim Europian dhe Europë.

Qytetarëve të Europës nuk iu është dashur të përballen kurrë më parë me kaq shumë sfida të përbashkëta, pavarësisht se ku ata ndodhen, qysh nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe prandaj, është shpresa se Komuniteti i ri Politik do të bëhet një platformë e përbashkët, në të cilën do të mendojmë për sfidat e së ardhmes në një mënyrë që na bashkon që i çmon përvojat dhe respekton dinamikat e brendshme të të gjitha shteteve individuale të Europës, por që ndërkohë ndryshon konceptin e asaj çka nënkupton të qenit së bashku në këtë territor pavarësisht se kush është BE dhe kush vetëm E, një bashkëjetesë dhe një veprim kolektiv”, u shpreh Rama.

Edi Rama Evropa lufta e trete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.