Shumë i ashpër dhe kritikues është treguar kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me drejtorët e Tatimeve.
Kryeministri paralajmëroi se do të ketë furtunë ndryshimesh në të gjithë hierarkinë e Tatimeve.
‘Kemi vendosur të ndryshojmë drejtuesin e përgjithshëm dhe zonja Ibrahimi që deri dje ka drejtuar INSTAT-in do drejtoje tatimet, por ky është vetëm fillimi i një procesi ndryshimesh në gjithë hierarkinë, bazuar vetëm në një faktorë rezultati që ka qenë pika kyçe për drejtuesin e deri djeshëm, do të jetë pika kyçe për drejtuesen e re. Është koha për të dhënë qartësisht mesazhin se informaliteti nuk do të tolerohet më tutje’, tha Rama, ndërkohë që i tha hapur drejtorëve se nuk do i tolerojë.
‘Keni zgjedhur prej më shumë se 6 muajsh një qasje informuese, edukuese, duke mos preferuar të shkojmë te hapi i fundit pa bërë hapat e tjerë. Besoj se legjislacioni është i qartë dhe masat që parashikon për çdo biznes janë të atilla që nuk ja vlen aventura. Ju lutem të gjithëve mos e sprovoni administratën dhe mos e sprovoni shtetin se nuk do tolerohet askush.Nëse nuk e lëshon kuponin tatimor, do të mbyllet lokali, nëse nuk e lëshon kuponin do të mbyllet biznesi’, u shpreh kryeministri.