Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama paralajmëron studentët: Nëse nuk vaksinoheni, s’ka kthime në auditore

12:52 / September 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 6 5 577x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore nr. 1 në Tiranë, bëri thirrje sërish për vaksinim.

Ai tha se vaksinimi nuk të mbron nga infektimi, por nga jeta dhe ta kalosh sëmundjen me simptoma të lehta. Kryeministri ripërsëriti edhe njëherë se nëse studentët apo mësuesit nuk vaksinohen nuk do të kthehen në auditor.

“Vaksina jo domosdoshmërish të mbron nga infektimi. Por ama në momentin që infektohesh të mbron nga vuajtjet dhe rreziku për jetën. Ndërsa mosvaksinimi të dërgon deri në vdekje. Studentët që nuk vaksinohen nuk futen në auditor. Sepse s’ka mundësi që pjesa është e vetëdijshme të cënohet nga ata që tremben nga teoritë e konspiracionit. Askush nuk i merr me forcë, e s’ka ndërmend t’i marrë me forcë, por në mjedise kur janë dhe të tjerët duhet të vaksinohesh. E njëjta gjë vlen edhe për mësuesit dhe administratën. Protestën ndaj shkencës apo marrëzinë në raport me realitetin. E mirë është të vaksinohesh, sepse jeta duhet mbrojtur. Nuk mund të cënohsh jetën e tjetrit.Nëse Shqipëria sot ka stabilitet, kjo vlen si rezultat i vaksinimit. Ne kemi shtrirë shumë shpejt vaksinimin masiv, nëse do të kishim pasur sukses në këtë proces, sot do të ishim duke numëruar dhjetëra të vdekur në ditë. Ky është fakt. Tani ne nuk mund të futemi në situata të rrezikshme, për shkak të atyre që thonë Bill Gates apo George Soros. Në auditorë do të hyjnë ata që vaksinohen. Të tjerët ta bëjnë mësimin si të duan e në fund të marrin përsipër kostot që kanë ata për dijet e tyre. Kjo nuk është luftë ndaj mullinjve të erës. Këto janë masa që e gjithë bota po i bën. Ne i kemi më të buta këto masa. Nuk ka hyrje në auditorë pa bërë vaksinën.”

Shefja e ISHP, Silva Bino, theksoi se vaksinimi të mbron edhe nga efektet e zgjatura të COVID-it.

“Vaksinimi jo vetëm parandalon shumë elemente, por edhe COVID-in. Studimet tregojnë që vaksinimi parandalon dhe COVID-in e zgjatur. Ne po i matim shifrat dhe janë 15 herë më shumë personat që shtrohen në spitale, që infektohen dhe të vaksinuar”, tha Bino.

Ndërsa nga krahu tjetër, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se data 30 shtator, është lejuar si afati i fundit për vaksinimin e mësuesve, mjekëve dhe studentëve.

“Me pedagogët e mësuesit kemi ecur mirë, por deri më datë 30 shtator do të bëhet një bilanc dhe do të përfshijmë kushtet e nevojshme që do të kemi për vaksinimin”, tha Manastirliu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e turistit në Ksamil/ “Po monitorojmë rastin”, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

19:19 / August 19, 2026

“Jemi gati të përballemi”/ NATO reagon pas kërcënimeve iraniane për s*lme në Evropë

18:59 / August 19, 2026

Kosovë/ Varrezat masive në Zubin Potok, Prokuroria Speciale: Identifikohen mbetjet kockore të 23 individëve

17:57 / August 19, 2026

Venezuela braktis Maduron në fatin e tij, Delcy Rodríguez as nuk e përmend ish-presidentin në negociatat me opozitën

17:20 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.