Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një promovim të projektit të parkimit modern që do të ndërtohet pranë stacionit të trenit në Durrës.
Teksa iu uron ndjekësve një ditë të mbarë, kreu i qeverisë thekson në një postim në facebook, edhe se ky projekt multifunksional, do të ketë energji nga 1500m2 panele diellore.
”MIRËMËNGJES dhe me projektin e Parkimit modern Multifunksional pranë stacionit të trenit në Durrës, projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Durrës, ku përveç 400 vendeve për parkim, do të ketë edhe hapësira për shërbime dhe evente të ndryshme, e ku energjia do të sigurohet nga 1500m2 panele diellore, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.