Këtë të dielë, kryeministri Edi Rama në kuadër të Ditës së Disaporës, e ka nisur me një video të emigrantëve të kthyer në atdhe, dhe kanë hapur këtu bizneset e tyre.
Për të me dijet e fituara bashkë me kursimet në emigracion, bëhen shembuj frymëzues suksesi moral e financiar për ata që janë ende jashtë
“MIRËMËNGJES dhe në Ditën e Diasporës me përuljen plot respekt për të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, po edhe me mirënjohjen e admirimin për plot të tjerë që janë kthyer në atdhe për të investuar dijet e fituara bashkë me kursimet në emigracion, duke u bërë shembuj frymëzues suksesi moral e financiar për ata që janë ende jashtë, ju uroj një të diel të bukur”,-shkruan Rama.
