Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama për fermerët: Mos rrini si ujqër të vetmuar, por bashkohuni që…

11:16 / April 2, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama2454 768x388 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët e zonës së Moravës në Berat, tregoi vizionin e Partisë Socialiste për bujqësinë.

Ai tha se objektivi është që eksportet shqiptare, të mbërrijnë në një mld dollarë në vit, e gjithashtu shtoi se shembulli i fermerëve të Moravës, është për t’u ndjekur në të gjithë territorin e vendit.

“Pavarësisht se namin e ka Lushnja, Berati është kthyer në një bujqësi të sipërmarrjes. Këta njerëz këtu, janë dëshmi nëse ke karakterin, punën e durimin, mund të ngjitesh në maja. Thonë shpesh gjatë kësaj kohe që jemi dhe në këtë fushatë, se ne s’paskemi program. Programi ynë është vizioni ynë, puna jonë, këmbëngulja dhe durimi ynë. Me vizion, karakter, me punë, e durim, ne do të vazhdojmë përpara duke zbatuar planin tonë të veprimin. Shqipëria është në kushtet sot, ku mund të pretendojë të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm, argoturizëm dhe transporte bujqësore. Pa diskutim fare, me këto tre hallka, Shqipëria do të ketë mundësi të shkojë në një nivel tjetër, Këto të treja janë baza e një punësimi cilësor. Patjetër që punësimi është një sfidë, patjetër që rritja e vendeve të punës së paguara më mirë është një sfidë e jashtëzakonshme, por këtu do të ishte e pabesueshme, sepse se dinë fare ça bëhet në fshat, nëse do të dëgjonin të ardhurat reale, jo të këtyre këtu, sepse këta nuk kanë limit, këta njerëz e gdhijnë në sera, e gdhin në ara, në fabrikat e tyre. Eksportet do i çojmë mbi 1 mld dollarë. Bëhet fjalë për të gjithë Shqipërinë. Asnjëri nga këta si kanë ditur kthesat dhe skutat e labirintit në tregjet e huaja dhe bashkëpunimit me partnerë të tjerë, vjen dita që një njeri nga zona këtu, që e ka nisur duke mbledhur bimë medicinale, sot tregton në SHBA, Korenë e Jugut, pa diskutuar fare vendet e Evropës e Rajonit. Kjo është dije. Ashtu sikundër historia e hedhjes së produkteve, është e padijeve, nga ata që kanë qeverisur më parë. Ata kanë hedhur lekë me mbushur me karburante Mercedesët, ne nuk jemi në lartësinë e këtyre njerëzve akoma, kjo është një problem serioz, sepse këta dinë më shumë se ne në këtë punë. Këta janë dakord me mua që ne sot jemi pranë lartësisë ku këta janë, me atë që dimë e bëjmë. Koordinimi i këtyre dy forcave, na ka sjellë këtu për të parë sa shumë do të bëjmë akoma bashkërisht. Njerëzit në bujqësi duhet të kuptojnë që ujqër të vetmuar s’duhet të ketë, duhet të ketë grupe e organizime të një niveli tjetër. Si ujk i vetmuar jeton, por nuk siguron nivel jetese”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.