Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama për RAI3: Ja pse ishte i neveritshëm reportazhi mbi Shqipërinë

20:44 / June 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin investigativ Report në Rai3 tha se qëllimi ishte që të bënin një emision për qendrat e emigrantëve dhe kjo është një e drejtë e gazetarëve, por gjithçka që ishte qepur për Shqipërinë, Qeverinë, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, ishte e neveritshme, pasi e nxirrte qeverinë si një partnere në hije me personazhe të përfshirë në trafikun e narkotikëve.

Rama e konsideron si një emision me gënjeshtra të mëdha dhe këtë e konsideroi të neveritshme.

“E kam thënë se ishte një kërkesë miqësore nga Giorgia, dhe unë i thashë pse jo. Diskutuam gjatë se çfarë mund të bënim, cila ishte pjesa jonë dhe pastaj e nënshkruam marrëveshjen”, tha Rama duke shpjeguar në këtë mënyrë marrëveshjen për ngritjen e qendrave të emigrantëve në Gjadër të Lezhës.

Rama tha se nëse dikush mbërrin në Itali, ai ka mbërritur në Europë, dhe situatat që krijohen nga emigrantët duhet të menaxhohen nga Europa.

“Ne kemi marrë përgjegjësinë si europianë. Nëse këtë gjë do e bënte Sllonevia apo Polonia askush nuk do të thonte gjë, por fakti që e bëri Shqipëria që nuk është anëtare e BE-së, ka këto reagime”, tha Rama për Rai3.

Ai u shpreh se kjo çështjes s’ka lidhje me çështjes elektorale, pasi është më e madhe.

Rama tha se edhe sikur të jenë të majtët në Qeverinë italiane sërisht do të flitet për çështjen e menaxhimit të emigrantëve, pra përtej të majtës dhe të djathtës, do të bëhet e njëjta gjë.

“Jam socialist pak i çuditshëm, pasi nuk besoj te llogoret ideologjike. Nëse një gjë funksionon, funksionon. Shqipëria nuk mund të zgjidhë këtë problem, nuk është një problem që mund të transferohet, por duhet goditur, duhet zgjidhur bashkarisht”, tha Rama.

Edi Rama Rai3 REPORTAZHI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.