Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Tvvitter për situatën e sotme tek Teatri, ku shprehet se asnjë minorancë aktorësh dhe politikanësh nuk mund të marrë peng asgjë.
“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend.Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse”, thotë Rama në postimin e tij.
Reagimi i Ramës vjen në një kohë kur Presidenti Meta do të depozitojë kërkesën për ta shpallur antikushtetues ligjin për Teatrin në Gjykatën Kushtetuese, dhe artistët janë ngujuar brenda sallës së shfaqjeve në godinën e Teatrit.
Lexo edhe- Meta “çon” Teatrin në Gjykatën Kushtetuese
