Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.
Meta u shpreh se pasojat e korrupsionit janë të rëndë për vendit.
“Të ardhurat neto mujore përfshirë edhe kompensimet e një pensioni pleqërie në zona rurale janë 3.1 dollarë në ditë”, u shpreh Meta.
Gjithashtu Meta theksoi se përgjegjës kryesor për situatën kritike të korrupsionit në vend është kryeministri Edi Rama.
“Paratë shkojnë për super aferën e zezë për inceneratorët, Paguhen akoma ato, sepse shteti është ortak me to. Ky të shkelë ligjin që të mos rruajë mld të qytetarëve shqiptarë më firma njerëzit që janë ndarë nga jeta dhe me firma barinjsh. Ndërkohë të dhënat tregojnë se 67 5 e popullsi jeton me 5.5 dollarë në ditë. ndaj i shikoni ju ku janë të fortët, vjedhjet. Kjo është situatë kritike dhe është pasojë e korrupsionit katastrofik. Përgjegjës është Edi Rama. Besoj jeni njohur me situatën dramatike që gjoja në doli tani për bashkitë që prej 3 vitesh e gjysmë qeverise nga një parti e vetme,. Tani këta shpikin falimentin e bashkive në kundërshtim të qartë të ligjeve. Kjo tregon që duhen vota, shtojmë administratën, bëjmë gjithçka për të vjedhur dhe kur shtrëngohet situata me borxhin shpikim administratorët. Ato të partisë janë të gjithë. Këta që janë sot në Shqipëri janë administratorë, përveç kryetarit të bashkisë,. Ata i bënë të gjitha këto se i urdhëron ky, blini vota u thotë, fusni njerëz në punë sa të doni. E dini si është tani situata katastrofike është rritur në mënyrë marramendëse hipokrizi më e madhe nuk ka ku shkon, gjendje më të rëndë të menaxhimit të pushtetit vendor”, tha më tej Meta.